E mbyllur/ Juventusi gjen marrëveshjen dhe merr Paul Pogba, ja se kur të do të zhvillohen vizitat mjekësore për mesfushorin

Transferimi i Paul Pogba tek Juventus është praktikisht i mbyllur. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim midis drejtuesve të klubit dhe menaxherëve të lojtarit ku janë përcaktuar dhe detajet e fundit të kontratës. Akordi u arrit për shifrën e 8 milionë eurove në sezon plus bonuset. Paul Pogba do të transferohet si lojtarë me parametra 0 pas përfundimit të kontratës.

Vizitat mjekësore do të zhvillohen midis datave 5 dhe 8 korrik. Paul Pogba u transferua nga Juventus për në Angli për shifrën 105 milionë euro dhe pas 6 sezonesh po kthehet në klubin ku arriti majat. Juventus do të jetë shumë aktive këtë merkato pasi kërkon të ndalojë ecurinë e klubeve të Milanos dhe të pretendojë për titullin kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online