Reja e ka mbyllur aventurën e tij me Shqipërinë. Pavarësisht pretendimeve të italianit për të qëndruar në stolin e kuqezinjëve, Kombëtarja zgjodhi që të vazhdonte me Sylvinhon kontratën e re.
Ndërkohë Reja duket se nuk ka më kohë për të humbur. Sipas raportimeve të mediave, italiani do të nis një aventurë të re në Slloveni. Reja do të shërbejë si këshillues në bordin drejtues të klubit. /Sport Ekspres/