E mbyll me futbollin e luajtur, por jo me bardheblutë! Gentian Muca merr postin e trajnerit te Tirana

E mbyll me futbollin e luajtur, por jo me Tiranën. Gentian Muca është rikthyer për të hedhur një tjetër firmë te bardheblutë, këtë herë në rolin e trajnerit. Kryeqytetasit bëjnë të ditur se ish-mbrojtësi do të jetë tekniku i U-21 të Tiranës. I njohur jo vetëm për kontributin e dhënë në fushë, por edhe për lidhjen e tij të ngushtë me tifozët.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Gentian Muça. Ish-kapiteni i bardhebluve do të marrë drejtimin e ekipit U-21. Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe shumë i dashur i tifozerisë më të madhe, Muça kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së strukturave të klubit duke filluar nga data 3 Gusht në proçesin e seleksionimit të të rinjve. E Mërkurë – 03.08.2022 deri më 15.08.2022 fillojnë seleksionimet në Akademinë e Futbollit Tirana”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *