I ftuar në “Ora Sport”, figura e njohur e Partizanit, Edmond Dosti, ka komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj Anglisë në shifrat 0-2. Sipas Dostit te lojtarët kuqezinjë mbizotëroi frika e madhe dhe kishye mbivlerësim për kundërshtarin.
“Ne sot prisnim një Shqipëri që të tregonte ato që ne presim. Futbollistët e Kombëtares luajnë të gjithë jashtë shtetit dhe luajnë me personalitet. Por sot nuk na la një shije të mirë. Mu duk një Shqipëri sikur e mbizotëri frika që në minutat e para. Arsyet nuk i di! E kanë mbivlerësuar, nuk mund ta them se janë të gjithë lojtarë me eksperiencë, por ne prisnim më shumë. Mu duke një ekip kombëtar pa ide”, ka thënë Dosti. /Sport Ekspres/