Adel Tarabti ishte padyshim një nga lojtarët që pritej më shumë në Europë, ndërsa futbolli që praktikonte ishte kënaqësi për syrin e shikuesve. Driblimet e tij spektakolare dhe ritmi që i jepte futbollit, e bën shumë të veçantë.
Te QPR po shkëlqente dhe fitoi gjithë vëmendjen, ndërsa kalimi te Milani i dha edhe më shumë jehonë në Europë. Por te kuqezinjtë do të largohej dhe aty do të nisnin aventurat e tjera te Genoa dhe Benfica.
Në ndeshjen e fundit të portugezëve, ku fituan me rezultatin 3-2 ndaj Belenes, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Adel Tarabt. Nëse do të bëhej një vlerësim me notë, atëherë padyshim 10 me yll shkon për futbollistin 30-vjeçar.
Trajner i ka dhënë një rol të ri, duke e vendosur më tepër në detyrat e një mesfushori mbrojtës, megjithëse i pëlqen të qendrojë afër portës kundërshtare. Shpërndarje e topave, sparkata të sakta, drbilime hipnotizuese në mesfushë dhe goli i shënuar, bëri që Tarabt të fitojë duartrokitjet e të gjithëve. /Sport Ekspres/
? Adel Taarabt vs. Belenenses:
From nutmegs and flicks to a composed defensive midfielder. Taarabt’s transformation has been astonishing, especially considering his tough time in Portugal. Against Belenenses he was all over the pitch. Man of the Match. pic.twitter.com/wZ1ar7GdlX
— Maghrib Foot (@MaghribFoot) February 2, 2020