Vetëm 7 ndeshje është mbajtur Reja në aventurën e re si trajner pas largimit nga Shqipëria. Tekniku italian mori dy fitore, një barazim dhe katër humbje. Për këtë arsye klubi mendoi që ta shkarkonte nga detyra së bashku me asistentët Porrini dhe Febbrari.
Vendin e tij e ka marrë një shqiptar. Gorica ka zyrtarizuar në vendin e Rejës trajnerin shqiptar Agron Salja. 50-vjeçari e njeh shumë mirë ambientin e futbollit, ndërsa më herët ka drejtuar edhe moshat e Sllovenisë. /Sport Ekspres/