Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp pas humbjes së befasueshme kundër Specias. Trajneri i Milanit e ka kthyer vëmendja te ndeshja e së martës, ku kanë si synim përmbysjen e rezultatin me Interin. Pioli është shprehur se gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve është shansi i jetës dhe beson se ekipi i tij i ka cilësitë për të siguruar kualifikimin në finale.
“Nuk do të ketë asgjë për të përmbysur. Ne e dimë se e marta është shansi i jetës, ne mund të bëjmë historinë e Milanit duke përmbysur një rezultat negativ. Duhet të punojmë duke besuar se mund ta mposhtim Interin dhe kemi cilësitë për ta bërë këtë. Të mposhtim Interin do të thotë të vësh në dyshim rezultatin, të ndryshosh qëndrimin mendor të ndeshjes. Sigurisht, ta thuash është e lehtë, sepse besoj në të, por do të duhet të luajmë në fushë sa më mire, sepse niveli duhet të jetë i lartë”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/