Për disa vite, Hakan Çalhano?lu ishte një nga mesfushorët kryesorë të skuadrës së Milanit. Tek kuqezinjtë turku gjeti ritmin e lojës, pasi ishte dënuar 6 muaj tek skuadra e Bayer Leverkusen. Megjithatë duket se historia me Milanin është lënë prapa krahëve nga 27-vjeçari.
Ditën e sotme Hakan Çalhano?lu shënoi një super gol nga distanca, duke fjtuar menjëherë zemrat e tifozëve. Në një intervistë pas ndeshjes, Hakan deklaroi se tashmë ndihet interist dhe falënderoi drejtorin sportiv të Interit, Ausilio për këtë mundësi.
?“Nëse sot jam këtu tek Interi është falë Ausilios. Falë tij dhe Inzaghit. E di që tifozët e Interit presin shumë nga unë. I falënderoj. Po më mbeshtesin të gjithë, dua të jap edhe shpirtin për Interin. E lehtë të luash me shokë skuadre kaq kualitativ.”- u shpreh Hakan Çalhano?lu./Elio Hajdari-Sport Ekspres/