E la Spanjën për tragjedinë me vajzën, veprimi i shëmtuar i Morenos me trajnerin Enrike

Largimi i Morenos nga stoli i Kombëtares së Spanjës për t’i lënë sërish vendin Luis Enrikes, që në fund të muajit gusht përjetoi një tragjedi në familjen e tij, teksa vajza e tij 9-vjeçare u nda nga jeta, ka sjellë edhe një krisje të raporteve mes këtyre dy trajnerëve. Kjo u vu re edhe në faktin se ish-trajneri i Barcelonës vendosi të mos e bënte pjesë të stafit të tij Morenon pas marrjes sërish të drejtimit të sanjollëve. Megjithëse Moreno do të shprehej hapur se Enrike e kishte gjithnjë vendin e lirë në pankinën e Spanjës, duket se ambicia e ka mposhtur dhe nuk ka qenë shumë dakort për tu larguar, ose të paktën kështu thotë Luis Enrike. Ky i fundit e cilëson si të padrejtë këtë sjellje të trajnerit spanjoll.

“I vetmi person që nuk ka lidhje me largimin e Morenos jam unë. Me të kemi folur vetëm një herë në shtëpinë time në datën 12 nëntor. Ai më tregoi se dëshira e tij ishte të drejtonte Spanjën në kampionatin Europina dhe më pas mund të largohej. E kuptoj që Moreno është ambicioz, por kjo është diçka e padrejtë për mua. Ambicia e tepruar nuk është një virtyt, por një mangësi. Unë nuk do të kisha vepruar në të njëjtën mënyrë.

Federata vendosi të më thërriste dhe për këtë arsye jam këtu. Nuk kam asgjë me Morenon sa i përket pjesës profesionale, sepse është një trajner i mirë, ndërsa për pjesën njerëzore nuk kam pasur asnjëherë dyshime për të, por më faktoi të kundërtën. Doja shumë të rigjeja ritmin e jetës sime dhe për këtë arsye falënderoj shumë drejtuesit e federatës, të cilët më kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme si dhe që vendosën të më besojnë sërish këtë detyrë, që e njoh në mënyrë perfekte”, është shprehur Luis Enrike./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online