E kualifikoi për herë të parë pas 36 vitesh! Ja sesi u shkarkua trajneri i kundërshtarit të Shqipërisë, mjaftoi një telefonatë nga Robert Lewandowski

Trajneri që arriti të gjitha objektivat e vendosura nga Federata Polake e Futbollit u shkarkua. Së pari, Michniewicz u kualifikua në Botëror përmes play-off-it, më pas siguroi që të mbetej në divizionin A të Ligës së Kombeve dhe më pas për herë të parë në 36 vjet, udhëhoqi Poloninë në raundin e 16-të më të mirave të Botërorit.

Asgjë nga këto nuk i mjaftoi Czeslaw Michniewicz për të mbajtur detyrën e tij si trajner i kombëtares polake. Mesa duket arsyeja kryesore që ndikoi në vendim ishte Robert Leëandoëski. Sipas gazetarëve polakë, futbollisti i Barcelonës telefonoi presidentin e Federatës dhe i tregoi se si ishin gjërat.

“Tensioni në skuadër ishte aq i madh sa përpara finales së Kupës së Botës, për të cilën Kulesza fluturoi për në Doha në shoqërinë e sekretarit të përgjithshëm Lukasz Wachowski, presidenti i Federatës polake mori një telefonatë shqetësuese. Siç e morëm vesh, ishte Robert Lewandoëski që e thirri. Pas ngjarjeve të javëve të fundit, nuk mund ta imagjinonte bashkëpunimin e mëtejshëm me Michniewicz. Situata ishte aq nervoze sa disa lojtarë madje filluan të sinjalizojnë se mbajtja e 52-vjeçarit në pozicion do të nënkuptonte fundin e disa lojtarëve”, shkruan Interija.

Atmosfera negative në ekip u ndikua jo vetëm nga skandalet e shumta, por edhe nga filozofia e lojës e aplikuar nga Michnieëicz. Trajneri u përqendrua në mbrojtjen e thellë dhe rrezikun e ulët, gjë që nuk u përshtatet mirë me lojtarët sulmues, duke përfshirë Lewandowski dhe Piotr Zielinski. Pas ndeshjes ndaj Francës, Lewandowski ka lënë të kuptohet se nëse te Federata donin vazhdimin e qëndrimit të tij, atëherë duhej të hiqnin trajnerin. Ndërkohë Polonia do të ndeshet me Shqipërinë në takimin e parë që nis aventurën në kualifikueset e Europianit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *