Igli Tare ka arritur të gjejë marrëveshjen e duhur për largimin e Vedat Muriqit. Pas dështimit të transferimit të tij në Belgjikë te Klub Bryzhi, drejtori sportiv shqiptar iu rikthye pistës spanjolle. Tare është takuar me homologun e tij te Majorka, Pablo Ortells, dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për “piratin“.
Palët kanë rënë dakort për një shifër prej 8 milionë eurosh, plus 2 të tjera bonus. Ndërkohë Muriqi do të firmosë një kontratë deri në vitin 2026, nga e cila do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Majorkës në huazim për gjatë muajt e fundit të sezonit që lamë pas, periudhë në të cilën u rikthye në formën e tij më të mirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/