E kryer/ Partizani mbyll akordin me Bekim Rexhepin, ja se kur do të transferohet

Partizani ka gjetur pasardhësin e Alban Hoxhës në portë. “Demat e kuq“ kanë arritur marrëveshjen me Bekim Rexhepin. Futbollisti nga Kumanova i ka thënë “po“ klubit kryeqytetas dhe së shpejti gjithçka do të bëhet zyrtare. “Infosport.mk“ raporton se marrëveshja do të bëhet publike ditën e premte.

Rexhepi më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa së fundmi ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut. Për këtë arsye “Abissnet Superiore” nuk është një terren i panjohur për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *