Sikur të mos mjaftonte kundërshtari që Shqipëria do të ketë përballë mbrëmjen e nesërme, kampionen e botës, do t’i duhet të përballet edhe me stadiumin e tejmbushur. E konfirmuar vjen nga mediat franceze se janë shitur të gjitha biletat në “Stade de France” sa i përket ndeshjes Francë-Shqipëri. Kuqezinjtë duhet të përballojnë presionin që u jep prania e 80.000 tifozëve të ulur në shkallët e stadiumit.
Biletat janë shitur në periudhën e 10 ditëve. Franca do të luajë ditën e martë, këtë herë ndaj Andorës. Por për këtë përballje nuk pritet që numri të kalojë më shumë se 50.000 bileta të shitura. /Sport Ekspres/