Kur të gjitha klubet janë mbërthyer nga kriza e shkaktuar prej Koronavirusit, Chelsea është një rast përjashtues, teksa po derdh milionat këtë merkato. Blutë e Londrës kanë sjellë në “Stamford Bridge” lojtarë si Timo Verner, Hakim Ziyech apo edhe Chilëell. Por duket se nuk do të ndalen me kaq, pasi Lampard ka edhe një tjetër objektiv, Declan Rice.
Plot 80 milionë paund kërkon West Ham për shërbimet e talentin 21-vjeçar dhe Abrahamovich është gati t’i paguajë. Një ironi e fatit kjo, teksa Rice mund të ishte nën urdhërat e Lampard pa asnjë qindarkë të shpenzuar. Mesfushori i ka nisur hapat e para pikërisht në akademinë e bluve, ndërsa në moshën 14-vjeçare u largua me të rinjtë e West Ham-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/