Vedat Muriqi ishte në qendër të vëmendjes merkaton e dimrit, teksa shumë klube të njohura kanë shfaqur interes për të. Lista e ekipive që e kanë vendosur sulmuesin shqiptar në listën e dëshirave është e gjatë, ku dominojnë ato nga Premier League. Pikërisht një emër i njohur i këtij kapionati elitar ka vendosur që gjatë merkatos të hidhte një hap konkret për ta marrë në grupin e tyre futbollistin e momentit te Fenerbahçe.
Bëhet fjalë për Manchester United, që ka vendosur në tryezën e klubit turk një ofertë prej 25 milionë eurosh, por që është refuzuar nga këta të fundit. Sipas asaj që raporton “Fotospor”, oferta ka ardhur në ditët e fundit të merkatos, duke mos i lënë Fenerbahçes kohë për të gjetur një tjetër alternativë për sulmin e saj. Kështu turqit i kanë thënë “jo” 25 milionëve të “djajve të kuq”, ndërsa janë të hapur për një transferim të Muriqit në verë. Megjithatë, nëse sulmuesi shqiptar do të bëjë në pjesën e mbetur të sezonit të njëjtën gjë që ka bërë deri më tani, ku numëron 12 gola në kampionat vetëm 4 më pak se kryesuesi, atëherë Manchester United duhet të rrisë vlerën e ofruar nëse dëshiron ta veshë Muriqin me fanellën e tyre./Sport Ekspres/