Prej muajsh jashtë fushave të blerta, por ky fakt nuk i ka shuar interesimet për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mund të largohet nga “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm. “Bola na rede” raporton se lojtari i Chelsea-t është në lupën e klubit nga ku u bë i njohur edhe Cristiano Ronaldo.
Sportingu i Lisbonës po shqyrton mundësinë e huazimit për një sezon të Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar do të ketë mundësinë të marrë minuta të plota në këmbët e tij në rast se transferohet në Portugali. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i tij dhe i drejtuesëve të Chelsea-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/