E kërkon klubi që bëri befasinë e madhe në Champions, për Hysajn lind një tjetër pistë spanjolle

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Elseid Hysaj është përfolur në çdo verë për një kalim në Spanjë, ku ka ngjallur interes edhe këtë vit. “Corriere dello Sport” raporton se Villareali ka shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Ende nuk ka një ofertë konkrete, por duket se “nëndetësja e verdhë” pëlqen profilin e shkodranit.

Villareali ishte befasia e madhe e sezonit të fundit në Champions League, ku eliminoi klube të mëdha si Juventusi dhe Bayern Munich. Mbetet për tu parë nëse spanjollët do të bëjnë lëvizjen e radhës për Elseid Hysajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *