Milani nuk do të arrijë në “Champions League” as në sezonin e ardhshëm duke parë renditjen e Serisë A dhe ecurinë e kuqezinjëve nga fillimi i kampionatit. Por shpresat e tifozëve duhet të shuhen edhe për disa vite, pasi nga mënyra e administrimit nuk do të kemi një tjetërsim të menjëhershëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Milani ka ndërmend me planin e Ivan Gazidis që të kopjojë stilin e Salzburgut. Skuadra do t’i besohet Ralf Rangnick, ndërsa një lamtumirë e mundshme mund të vijë nga Boban dhe Maldini.
Në skuadrën e njohur italiane do të merren talente të rinjë që kërkojnë pak para për t’u blerë. Pra edhe nëse emrat e marrë do të ishin të goditur, atëherë te Milani duhet të presin 2-3 vite që të merrnin frytet e para të një projekti të nisur. /Sport Ekspres/