E keni parë sesi luajti me Shqipërinë? Në Itali vendosin me shpatulla pas murit Inzagin për Kristjan Asllanin: I vendosi polakët në vështirësi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shumë vlerësime ka marrë në Itali edhe Kristjan Asllani për mënyrën sesi luajti kundër Polonisë. Pavarësisht minutave të pakta te Interi, mesfushori ka treguar vlerat e tij në Varshavë. Një thirrje kjo që shkon për Inzagin, që në jo pak raste e ka injoruar.

“Tuttosport” shkruan se Asllani e vendosi Poloninë në vështirësi të madhe, pavarësisht humbjes, duke demonstruar fleksibilitet taktik. “Te Interi ka pasur shumë pak hapësirë, madje Inzagi disa herë preferoi Gagliardinin si zëvendësues para tij”, shkruan mes të tjerash media italiane që vendos në pah gabimin e trajnerit zikaltër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *