Mentor Mazrekaj kthen shpeshherë në kujtesë edhe kohën kur ka qenë pjesë e Partizanit, në një nga momentet më të mira në karrierën e tij. Së fundmi futbollisti ka postuar një nga golat e tij ndaj Tiranës në “Instagram”.
Në të ka komentuar edhe DJ Sardi i cili e thumbon me 5 golat e shënuara së fundmi nga bardheblutë gjatë 90 minutave të tyre ndaj Partizanit. Por Mazrekaj di ta shmang situatën, duke thënë se tani nuk është më pjesë e të kuqëve dhe nuk e di se çfarë bëhet. Me shumë humor e përfshin videon edhe komenti, ku një person tregon sesi e terezit golin çuni i tij i tezes, pra Mentor Mazrekaj. /Sport Ekspres/