Kristjan Asllani shkëlqeu në kualifikimin e Interit ndaj Parmës në Kupën e Italisë. Të dy golat e shënuara nga zikaltërit do të projektoheshin nga këmbët e mesfushorit shqiptar. Një provë e kaluar me sukses ishte ajo e lojtari të Kombëtares.
Inzagi pritet që ta shpërblejë Asllanin për performancën që tregoi. Sipas raportimeve të mediave italiane, mesfushori pritet që të jetë nga minuta e parë edhe në takimin e Serisë A, atje ku Interi do të përballet me Veronën. /Sport Ekspres/