E hëna ndryshe e Partizanit, rikthehen Guerrilsat!

Më në fund, kthehet Guerrilsat në stadium! Ky është lajmi i madh i ditës për Partizanin, që më në fund gjen besnikët e vet, ata që kanë mbajtur gjallë stadiumet vitet e fundit, si pak tifozë në Shqipëri.

Ka qenë një konflikt i gjatë mes Guerrilsave dhe policisë, që kërkonte kartat e identitetit për grupimin e tifozëve, një kërkesë qesharake, që nuk është zbatuar për askënd tjetër në Shqipëri, ndaj nuk mund të pranohej. Edhe Partizani u aktivizua dhe më në fund është gjetur marrëveshja, Guerrilsat kthehen në stadium, pa karta identiteti!

“Ndeshja e radhës na pret me muzikë tjetër organizimi, pasi arritëm heqjen e barrierës së identifikimit, rikthehemi serish në stadium të fortë e të fuqishëm së bashku në mbështetje të ekipit tonë përtej rezultatit dhe klasifikimit! Ne këto pak ndeshje qe munguam (jo prej dëshirës sonë) u munduam të japim një mesazh parimor, në një futboll që është i zhytur në mashtrim e trukim nuk jemi në ata qe duhet te identifikohen e as përndiqen. Tifozët janë e vërteta e këtij futbolli dhe le të jetë kjo një shprese se futbolli do u rikthehet atyre e jo t’u mbetet trukuesve e as cenuesve.

Të gjithë drejt stadiumit!

Ultras Guerrils”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *