E hapin stadiumin vetëm për Shqipërinë dhe pastaj e mbyllin! Situata e pazakontë në Poloni, rrezikohet ende vendi se ku do të luajnë kuqezinjtë

Jemi vetëm 7 ditë larg ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, por ende nuk është mësuar përfundimisht se ku do të luhet ky takim. Biletat kanë dalë në shitje për të qenë pjesë në stadiumin më të madh në atë vend, PGE Narodoëy.

Kjo arenë ka pasur një problem me çatinë, ndërsa po punohet ende për të zgjidhur gjithçka në kohë. Por ende nuk është dhënë një dritë jeshile për ta mbyllur këtë çështje. Madje në Poloni raportohet se është refuzuar mundësia që në këtë stadium të luhet takimi final i Kupës së Polonisë që do të jetë më 2 maj 2023.

Gjithashtu nuk do të luhet në këtë stadium as përballja miqësore e Polonisë më 16 qershor për arsye të sigurisë. Mes një paradoksi të madh sesi ky stadium do të hap dyert për Shqipërinë tani dhe do të mbyllet për eventet e tjera që kanë një kohë më të largët, të gjithë po presin me kuriozitet për të kuptuar se ku do të luhet kjo ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online