“E godita topin pisët, për fat më mbeti në këmbë“, flet lojtari që i shënoi Shqipërisë: Nuk e di nëse do na vinin 50 mijë tifozë nëse humbnim

Ashtu sikurse edhe në Tiranë vitin e shkuar, Karol Sviderski është përsëri heroi i Polonisë në përballjen ndaj kuqezinjve. Sulmuesi polak shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Varshavë, duke i dhënë tre pikët Kombëtares së tij. Sviderski ka folur për mikrofonin e “TVP Sport“ pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, ku ka treguar rëndësinë e kësaj fitoreje.

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Mendoj se arritëm të fshijmë njollën që lamë pas në Pragë. Në mendjen tonë ka vetëm kualifikim. Ne bëmë një hap në drejtimin e duhur.

Ku ishte më e vështirë për të mposhtur portierin rival? Dreqin, nuk e di. Mendoj se ishte teknikisht më e vështirë atje në Tiranë. Tani e godita topin pisët, për fat më mbeti diku nën këmbë. Pashë që këndi i shkurtër ishte i zbuluar dhe e godita drejt.

Kemi një trajner të ri, duhet kohë. Mirëpo, ne po fitojmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë, sepse po të ishte ndryshe, nuk e di nëse do të vinin edhe herën tjetër 50 mijë tifozë“, ka deklaruar Karol Sviderski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *