E gjithë vëmendja te “Air Albana”, ja data dhe orari kur mund të luhet Partizani-Tirana

Pas një fatkeqësie dhe tronditje të ndodhur në Shqipëri me mesnatën e 26 nëntorit, atje ku ndërruan jetë shumë njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë, jeta është duke iu kthyer normalitetit. Ashtu si edhe sporti, që do të rikthehet në këtë fundjavë, mes së shtunës dhe të dielës.

Por e gjithë vëmendja është te java e ardhshme: “Kur do të luhet Partizani-Tirana?”. Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, një hipotezë që po qarkullon brenda FSHF-së është ajo e datës 13 dhjetor. Kjo përballje pritet të zhvillohet në orën 20:00 dhe në stadiumin e ri të ndërtuar, “Air Albania”, ku do të ketë një spektakël të jashtëzakonshëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online