E gjitha komike, VAR shkaktoi trazirën e vitit në ndeshjen e Vedat Muriqit (VIDEO)

Vedat Muriqi e ka lënë pas atë dëmtim dhe është rikthyer në fushën e lojës për ekipin e tij të Fenrbahçes. Sulmuesi dardan është futur në lojë në minutën e 64-t të takimit dhe i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të lënë gjurmën e tij në këtë ndeshje. Futbollisti shqiptar ka dhuruar në asist fantastik me kokë për shokun e tij të skuadrës, Rodrigues, që nuk ka gabuar, duke e dërguar topin në rrjetë.

Ky gol ka vendosur ekuilibrat në këtë përballje, ku Goztepe dhe Fenerbahçe kanë ndarë nga një pikë në përfundim të kësaj ndeshjeje, rezultati i së cilës u mbyll në shifrat 2-2. Me këtë rezultat Fenerbahçe mban vendin e 4-t në renditje me 22 pikë të grumbulluara në 13 javë kampionat.

Por ajo ku duhet të ndalemi dhe që shkaktuar trazirën e vitit ishte minuta e 58. Goztepe kishte një penallti që e ka humbur dhe menjëherë portieri i Fenerbaçes nisi topin, për të sjellë golin e dytë në aksionin pasardhës. Në atë moment arbitri ka parë VAR-in dhe ka anulluar këtë gol, duke i ripërsëritur penalltinë Gotzepes që u dërgua në rrjetë, pasi portieri kundërshtar kishte dalë nga vija. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online