E gjen fajin e eliminimit të Spanjës te rregullat e penalltive, Pique ngre zërin dhe pretendon për padrejtësi

Spanja u eliminua nga Italia pas ekzekutimit të 11 metërshave. Pavarësisht se dominuan lojën në 120 minuta, nga pika e bardhë andaluzianët ishin të pafat. Pas përfundimit të kësaj gjysmëfinaleje, Pique ngre zërin në përmjet llogarisë së tij zyrtare në “Twitter“, ku pretendon për padrejtësi. Mbrojtësi i Barcelonës e gjen fajin e eliminimit të Kombëtares së tij te rregullat e penalltive.

“Nuk është rastësi që të katër raundet, që kanë qenë aq shumë si në EURO 2020 si në Copa America, ekipi që gjuan i pari ka fituar. Statistikat thonë se i para ka më shumë mundësi dhe në një turne si ky nuk më duket e drejtë që një hedhje monedhe të bën të fillosh me disavantazh“, shkruan Gerarg Pique./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *