E FUNDIT/ Vllaznia përmbys ëndrrat e Flamurtarit për 1 minutë në shtesa, kuqeblutë nuk lënë vend për surpriza në Shkodër

Vllaznia është skuadra e fundit që ditën e sotme ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë. Pas humbjes së parë me rezultatin 2-1 në Vlorë, kuqeblutë e vunë veten në pozita të vështira. Koha e rregullt ditën e sotme pëfundoi me rezultatin 1-0, duke bërë që emri i ekipit të kualifikuar të vendosej pas 30 minutave shtesë.

Aralica në minutën e 93-të dhe Kruja vetëm 1 minutë më vonë nuk i lënë më vend për shpresë vlonjatëve, duke përmbysur ëndrrat e tyre për kualifikim. Në “Loro Boriçi” nuk ka surpriza dhe Vllaznia eliminon Flamurtarin pas fitores 3-0. Ndërkohë të njëjtin rezultat e ka arritur edhe Tomori pas kohës shtesë, duke eliminuar ekipin e Burrelit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *