E FUNDIT/ Vllaznia i jep fund me Mirel Josën, shkodranët largojnë trajnerin pas humbjes me Laçin

Vllaznia i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mirel Josën. Vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit janë shumë pak për ekipin shkodran. Humbja e sotme me Laçin duket se ka qenë fundi i durimit të drejtuesëve të Vllaznisë, që përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale ka zyrtarizuar largimin e Mirel Josës.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme! Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, ka komunikuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online