Kronavirusi po arrin kulmin në Itali, teksa numri i të infektuarve po shtohet dita ditës. Pas konfirmimit të Daniele Ruganit se ishte prekur nga ky virus, një tjetër lojtar i Serie A del pozitiv nga analizat e kryera. Bëhet fjalë për futbollistin e Sampdoria, Manolo Gabiadini, i cili bëhet kështu i dyti lojtar i elitës italiane që bie pre e koronavirusit.
Lajmin e konfirmon vetë klubi i Sampdorias që bën të ditur edhe gjendjen e futbollistit. Skuadra italiane tregon se në përgjithësi gjendja shëntetësore e Gabiadinit është e mirë, përveç fatit të disa etheve. Ndërkohë vetë klubi ka hyrë në karantinë, duke ndjekur gjithë proçedurat e nxjerra nga shteti italian. Duke parë edhe këto raste të prekura me COVID-19, atëherë mund të mos kemi një rinisje të Serie A në datën 3 prill siç edhe është parashikuar, teksa një pezullim i tërë sezonit mund të zbatohet./Sport Ekspres/