Për të gjithë ata që prisnin ndeshjet e Serisë A në ditën e sotme, një gjë e tillë ka pasur shumë dyshime. Lojtarët nuk kanë dalë në fushë te Parma-Spal, për shkak të një vendimi emergjent.
Ministri i sportit në Itali ka takuar krerët e Federatës Italiane të Futbollit dhe po diskutohet mundësia e shtyrjes së gjithë ndeshjeve në elitën e futbollit italian. Deri tani ka pasur një situatë kaotike, por lajmet e fundit nga Italia thonë se Parma-Spal do të fillojë në 13:45 ndërsa do zhvillohen edhe ndeshjet e tjera sipas programimit, përfshirë këtu edhe Juventus-Inter. /Sport Ekspres/