Armando Broja ka shënuar golin e parë për vitin 2022 me Southampton. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, që po fitohet me shifrat 4-1. Goli i Brojës do të vinte në minutën e 48 të takimit. Pas një pasimi fantastik nga zona e Southampton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbreslënëse duke kaluar edhe portierin kundërshtar.
Pas disa dëmtimeve në fushën e lojës, trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që ta largojë nga fusha rreth 10 minuta para fundit të takimit. I gjithë stadiumi i Southampton është ngritur për ta duartrokitur, teksa nuk munguan edhe flamujt shqiptar. /Sport Ekspres/