E FUNDIT/ “Të gjithë duan fitore, por Shqipëria ishte e mirë ndaj Islandës”! Myrto Uzuni flet edhe për La Liga: U rrita me Mesin dhe Ronaldo

Myrto Uzuni ka dalë në konferencën për shtyp për të folur për ndeshjen e Shqipërisë kundër Israelit. Sulmuesi i ribashkohet Kombëtares pas mungesën ndaj Islandës.

“Kisha një problem në kavilje që nga Granada, e lëndova në stërvitje te Shqipëria dhe tani jam gati. Ishte emocion tjetër të ndiqja Kombëtaren nga televizori ndaj Islandës.

Normalisht që ne duam fitore, por djemtë luajtën mirë ndaj Islandës dhe barazimi na shërben për vendin e parë. Kemi shumë cilësi te Kombëtarja, duam vendin e parë.

Israeli është më mirë se Islanda, por ne nuk e kemi mendjen as te barazimi dhe as te humbja. Peng për rënien dhe firmën me Granadan? Jo, nuk më vjen keq. U rrita duke parë Mesin dhe Ronaldon në Spanjë, ishte ëndërr dhe tani do të rikthehem prapë aty ku më takon”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *