Trajneri Sormani ka mbyllur konferencën pak minuta më parë, ndërsa Partizani do përballet ndaj Laçit në transfertë. Shumë herë është kryqëzuar nga tifozët, sidomos pas eliminimit nga Besëlidhja në Kupën e Shqipërisë. Por kur pyetet në lidhje me titullin kampion, kërkon që të bëhen llogaritë matematikore.
“Gjeta një ambient jo entuziast kur erdha te Partizani. Pikërisht unë për këtë gjë do duhet të punojë. Koha do e tregojë në 3-4 ndeshjet e ardhshme se çfarë do të bëjmë. Partizani kampion?! Llogarisni vetëm pikët që janë në lojë dhe jepeni vet përgjigjigjen. Faleminderit. Jam i sigurtë që skuadra do të japi diçka pozitive. Ndaj vetëm bëni durim.
Na vjen keq për Çinarin që nuk ka shumë minuta, rapom shumë, harxhon energji por e rendësishmë është të fitojmë. Edhe nëse bën gola Hoxha.
Hidi më shumë gola se një sulmues i Partizanit?! (Qesh) është e vërtëtë. Këtë po thoja. Nuk ka rendësi kush shënon për fitorja. Punojmë fort që të arrijmë rezultat dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë Sormani. /Sport Ekspresi/