E FUNDIT/ “Silvinjo ka shumë energji dhe emocion”! Klaus Gjasula është gati për të lënë në stol Veselin: Mund të luaj krah Kumbullës

Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit. Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin dhe sot në konferencën për shtyp ishte Klaus Gjasula dhe Ylber Ramadani. I pari që foli për mediat ishte Gjasula.

“Kam luajtur 20 minuta në ndeshjen e fundit te ekipi, isha mirë, por nuk e di nëse do të jem fizikisht gati nga minuta e parë. Gjithsesi, unë jam gati të marrë minuta.

Jam mësuar edhe me rolin e qendëmbrojtësit, atje ku do ta vendosi trajneri për të luajtur, atje do të luaj. Kemi një frymë të re, Silvinjo është energjik. Ai na ka treguar idetë e tij. Ne jemi optimist se do të bëjmë mirë.

Trajneri na është dukur shumë mirë në këto ditët e para, me energji dhe emocion. Ne do të shkojmë në Varshavë për 3 pikët, por do të shohim si do të shkoj ndeshja. Nëse dalim me pikë nga aty, do të jetë mirë”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *