Armando Broja ka marrë interesin e shumë skuadrave të Premier League dhe Seria A. Një ekip i ri është shfaqur për sulmuesin shqiptar.
Këtë herë bëhet fjalë për Atalantën. Mediat italiane bëjnë ditur së fundmi se ekipi nga Bergamo ka interesim për Brojën.
Presidenti i klubit i ka premtuar Gasperinit një ekip me shumë revolucion në sezonin e ardhshëm, për t’i garantuar suksesin. Nëse një lëvizje e tillë do të ndodhte, atëherë Broja do të ishte shok skuadre me Gjimshitin. /Sport Ekspres/