Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë. Kuqezinjtë lanë pas vetes Hungarinë dhe nuk mundën që të përmbushnin ëndrrën e madhe të shqiptarëve, për të tejkaluar edhe Poloninë.
Por tashmë djemtë e drejtuar nga Reja do të rikthehen që të luajnë në Ligën e Kombeve. Pasi morën vendin e parë në Ligën C, Shqipëria është pjesë e Ligës B. Vetëm pak minuta më parë është mësuar edhe shorti i Ligës së Kombeve teksa goglat rezervuan për kuqezinjtë këta rivalë: “Rusi, Israel dhe Islanda”. Më poshtë gjeni prononcimin e presidentit të FSHF, Armand Duka, për “RTSH Sport”.
“Ekipet kanë një baraspesh dhe pak a shumë dihet se çfarë pret nga shorti. Mund të them se shorti ishte i mirë dhe mund të konkurrojmë me tre ekipet. Në të shkuarën kemi pasur disa rezultate të mira me këto ekipe, Rusinë e kemi mundur në Shkodër me shifrat 3-1. I kemi mundësitë për të dalë në të gjitha vendet e grupet.
Nuk e quaj të pamundur që të fitojmë ndaj Rusisë dhe po ashtu që të humbim ndaj të tjerëve. Objektivi i këtij grupi është që të dalim në vendin e dytë në këtë grup dhe po dalëm të parët është bonus. I thashë trajnerit Reja që ne kemi fituar ndaj të gjithë këtyre rivalëve, por kemi pasur trajner të mirë, të shohim sa i mirë je ti.
Fakti që u ngritëm në Ligën C, që morëm vendin e tretë dhe arritëm 18 pikë si kurrë më parë, tregon qartë rritjen tonë. Sa më larg të shkosh, aq më e vështirë është. Sigurisht që është më e vështirë të fitosh në Ligën B se në Ligën C. Jam i bindur se do i përballojmë mirë këto ndeshje dhe do të tentojmë vendin e parë. Nëse nuk arrin rezultate me ekipe të forta, atëherë nuk mund të rritesh”, tha Duka. /Sport Ekspres/