Koha e Kombëtares! Shqipëria do të luajë për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, kundër Andorrës në transfertën e 25 marsit, Anglisë në shtëpi më 28 mars dhe ndaj San Marinos në 31 mars në transfertë. Për këtë arsye trajneri Reja ka përzgjedhur një numër të lartë futbollistësh që t’i ketë në dizpozicion përgjatë këtyre tre takimeve. Më poshtë gjeni edhe emrat e lojtarëve të grumbulluar ku ashtu siç pritej është afruar Mitaj, Bajrami dhe Kamberi. /Sport Ekspres/