E FUNDIT/ Në pikën ku çalon më tepër, Kukësi prezanton mbrojtësin që vjen nga Sarajevo

Kukësi po vuan më tepër në pjesën e prapavijës, atje ku verilindorët pësojnë si ekipet që gjenden në vendet e fundit të renditjes në Superiore. Nënkampionët e Superiores kanë marrë një përforcim së fundmi teksa kanë prezantuar Numan Kurdiç.

Mbrojtësi boshnjak ka ardhur si huazim nga skuadra e Sarajevos, ndërsa do të jetë pjesë e Kukësit deri në fundin e këtij sezoni. Prej disa ditësh futbollisti 21-vjeçar po stërvitej me verilindorët, por së fundmi është zgjidhur edhe problemi i dokumentacionit që të jetë gati për ndeshjen e radhës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *