Nga Klaudio Ndreca
Gjithmonë një “parim i fshehur” në gazetari është se lajmi i keq, është lajm i mirë. Pra ngjarje që trondisin botën dhe shkaktojnë vuajtje te njerëzit, nga ana tjetër sjellin më shumë kureshtje te njerëzit për të lexuar.
Mjafton që të shohim edhe në këto kohë të COVID-19. Sa herë që në Itali dilni rastet e reja dhe përditësimi rreth orës 18:00-19:00 për infektimet të shumta në numër, në kohë reale e gjenim edhe në Shqipëri, ndryshe nga këto ditë me trend zbritës.
Por së fundmi kemi një lajm të mirë se dhe vendi fqinj ku banojnë edhe shumë shqiptarë do i kthehet normalitetit. Normalitet do të thotë jo vetëm që njerëzit të marrin frymë lirisht, por edhe rinisja e aktiviteve sportive, si futbolli dhe Seria A që na mungon kaq shumë.
Vetëm 2256 të infektuar dhe 454 vdekje ka pasur në Itali gjatë 24 orëve të fundit. Sigurisht që numri vazhdon të jetë i lartë, por dukshëm ka një shenjë drite duke marrë parasysh shifrën konstante të 4700 infektimeve në 24 orë që dëgjonim më herët. Pjesa më shqetësuese është fakti që njerëzit që ndërrojnë jetë vazhdojnë ende të shihen si shifra, por kjo është periudha anormale e COVID-19.
Pra brenda saj ka edhe një padrejtësi, për të parë shenjë pozitive dhe negative brenda disa statistikave, që brenda saj ka njerëz që ndërrojnë jetë dhe infektohen. Këto të sotmet kanë qenë më të ulëtat që nga 10 marsi dhe ka një shpresë të madhe që “fundi i botës” do të kalojë dhe do të kthehemi sërish në “botën e re”, për të marrë frymë sërish si më parë. /Sport Ekspres/