E FUNDIT/ Kapiteni i Polonisë vlerëson së tepërmi Kombëtaren: Shqipëri e fortë me stil italian, i kemi marrë seriozisht

Kapiteni i Polonisë, Kamil Glik, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë. I gjendur përkrahë trajneri Sousa, Glik ka vlerësuar së tepërmi kuqezinjtë duke i cilësuar si një grup shumë i fortë me stil italian loje. Kur pyetet nga gazetarët për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë, mbrojtësi i Beneventos rikthen gjithë fokusin te Shqipëria.

“Ne do ta presim Shqipërinë me një respekt të madh si ndeshje. E dimë se çfarë mund të bëjnë ata, janë një grup shumë i fortë me pak stil italian. E kemi marrë këtë ndeshje shumë seriozisht. Ne jemi kthyer në Naradoëy dhe kemi humbur këtu vetëm njëherë në kualifikuese me Ukrainën. Me sa pikë jamë i kënaqur në këto tre takime? Shkojmë gjithmonë për 9 pikë. Do të jetë gabim i madh që të flasim për Anglin kur në fillim do të përballemi me Shqipërinë. Duhet t’i mundim nesër”, u shpreh Glik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *