Një lajm i fundit ka tronditur Italinë dhe botën e futbollit në Seria, atje ku Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Këtë herë nuk ka më shaka dhe Seria A do të shtyhet për shumë gjatë. Njoftimi erdhi nga vetë faqja zyrtare e Juventusit e cila u shpreh se do të mbyllen në karantinë sipas ligjit të gjithë lojtarët, por edhe personat që kanë takuar së fundmi Ruganin.
Këtu futet në skenë edhe Interit. Lajmet e fundit nga Italia shprehet se edhe skuadra e zikaltërve do të jetë e mbyllur dhe e izoluar. Kjo pasi bardhezinjtë u ndeshën para vetëm 3 ditësh në Seria A kundër Interit dhe Rugani ka takuar shumë lojtarë kundërshtarë. Në mënyrë të menjëhershme anullohet ndeshja e Juventusit për “Champions League” ndaj Lionit, por njëkohësisht edhe planet e Interit. /Sport Ekspres/