E FUNDIT/ Jo edhe aq herët sa mendohej, ja data e saktë se kur do të hapet futbolli për Shqipërinë nga Qeveria

Nga Klaudio Ndreca

Në këto kohë nga ana e mediave sportive trajtohet gjithmonë e njëjta temë dhe ngrihet vetëm një pyetje: “Kur do të hapet futbolli?”. Shenjat e para pozitive janë dhënë, teksa Qeveria i ka kthyer përgjigje FSHF-së duke kërkuar njëkohësisht një grup pune të përbashkët, për të mbërritur në vendimin më të mirë të mundshëm.

Gjithsesi duket se vetë shteti e ka ndërmend datën e saktë se kur do të hapet futbolli. “Procesi Sportiv” raporton se në datën 18 maj do të lejohet stërvitja individuale në ambienta të hapura për klubet. Një kohë kjo e cila nuk është edhe aq e shpejtë sesa mendohej, ndërsa ekipet do të duan edhe së paku 14 ditë të tjera për t’u stërvitur. Pra vetëm në javën e parë të qershorit mund të kemi ndeshjet e Superiores dhe Kategorive të tjerë, ndërsa ajo që pritej ishte një nisje brenda të hënës të stërvitjes individuale, për t’i lënë më shumë kohë futbollistëve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online