Pas humbjes së pamerituar ndaj Polonisë, Shqipëria do të përballet me Hungarinë. Kuqezinjtë janë të dënuar për të fituar në mënyrë që të vazhdojnë ende garën në këto kualifikuese të Botërorit. Ndërkohë në konferencën për shtyp në ditën e sotme ishte i pranishëm edhe trajneri Reja.
“Duhet të bëjmë ndeshjen e Polonisë në mënyrën e lojës, por me më shumë përqendrim. Atje pësuam 3 gola qê mund të evitoheshin, rezultati ishte i padrejtë. Nëse shohim rezultatin 4-1 duket sikur na kanë masa.kruar, por jo, nuk ishte ashtu. Ne kemi bërë paraqitje të mirë. Jemi ende në këmbë, duhet të fitojm? me çdo kusht ndaj Hungarisë.
Ne kemi gati lojtarë që janë të shpejtë që ti vendosim në vështirësi kundërshtarët. Do të shohim edhe stërvitjen e fundit që t? vendosim mbi emrat. Ndeshja me Poloninë? Nëse shikon statistikat, Polonia gjuajti 5 herë në portë dhe shënoi 4 gola, ndërsa ne gjuajtëm shumë më tepër. Golat e parë erdhën nga goditjet standarte, por u penalizuam nga gabimet individuale. Mbrojtja ka qenë mirë si herët e tjera, por ishin gabimet individuale. Golat e Polonisë nuk ishte vendosje gabime në aspektin taktik.
Armando Broja? Nuk mund të them se êshtë lojtar i ri, e kam parë me Kombëtaren, ka luajtur 6 ndeshje. Nuk më ka dhënë ende përgjigjen që pres prej tij. Por nuk diskutohet cilêsitë e tij, është lojtar i prespektivës dhe do jetë në stol ndaj Hungarisë. Nëse do na duhet, do e përdorim. Duhet t? fitojm? çdo ndeshje n? shtëpi, që të ëndërrojmë vendin e dyt?.
Informacione nga Uzuni për Hungarinë? Nuk ka nevojë të marrë informacione nga Uzuni. Kemi një staf që ka statistikat, gjithë informacionet për Hungarinë. Pêr më tepër e kam parë edhe në Europian. Me Uzunin mund të flas për Ferencvaros, por jo të marrë informacione pêr Hungarinë. Por meqë u hap kjo temë, Uzuni është shumë i motivuar dhe do jetë titullar me Manajn e skualifikuar. Të paktên deri tani, duhet të shoh edhe stërvitjen e fundit”, tha Reja. /Sport Ekspres/