E fundit/ Hysaj me “dy të çmendur” në krye, Gatuzo prezantohet si trajner i ri

Napoli ka shkarkuar në mbrëmjen e djeshme Ançelotin, menjëherë pas fitores me rezultatin 4-0 ndaj Genk. Një fitore që nuk e ka shpëtuar teknikun e njohur, por De Laurentis e ka gjetur menjëherë zgjidhjen. Gatuzo ka mbërritur në qendrën stërvitore të klubit dhe pas pak minutash do të jetë në konferencën për shtyp.

Pra një marrëveshje e mbyllur, me Gatuzon që është trajneri i ri i Napolit. Mbetet të shihet edhe vlerësimi që do të ketë ky trajner për mbrojtësin shkodran, Elseid Hysaj, që deri tani duket i larguar nga skuadra në merkaton e verës. Për shkak të mungesës së hapësirës, pasi Ançeloti nuk e preferonte, madje duke përfunduar edhe në tribunë si në ndeshjen e djeshme. Megjithatë duket e vështirë që mrekullia të ndodhë për shndërrimin e Hysajt, sidomos në këtë moment, kur karakteri i De Laurentis dhe Gatuzo i përket së njëjtës “çmenduri”, ndërsa për mbrojtësin shkodran nuk do të mjaftonte loja normale. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online