Një panik i madh ka përfshirë Italinë, pas përhapjes së Koronavirusit. Situata nuk po përmirësohet, por duke ndikuar edhe në sport. Katër takime u shtynë këtë javë, me kalendarin e ngjeshur që nuk lejon më vendime të tilla.
Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendimin që java e 26 të luhet pa tifozë. Këtu përfshihet dhe super sfida Juventus-Inter. Vendimi i ka kaluar qeverisë italiane,që do jap aprovimin e fundit. Ndërkohë kompania do i kthejë lekët për biletat e shitura të gjithë tifozëve. /Sport Ekspres/