E FUNDIT/ “Gëzohem që Partizani sjell lojtarë në Kombëtare”, Ylber Ramadani: Duhet të godasim portën nga jashtë zone me Poloninë

Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit. Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin dhe sot në konferencën për shtyp ishte Klaus Gjasula dhe Ylber Ramadani. I pari që foli për mediat ishte Gjasula.

“Kam luajtur 20 minuta në ndeshjen e fundit te ekipi, isha mirë, por nuk e di nëse do të jem fizikisht gati nga minuta e parë. Gjithsesi, unë jam gati të marrë minuta.

Jam mësuar edhe me rolin e qendëmbrojtësit, atje ku do ta vendosi trajneri për të luajtur, atje do të luaj. Kemi një frymë të re, Silvinjo është energjik. Ai na ka treguar idetë e tij. Ne jemi optimist se do të bëjmë mirë.

Trajneri na është dukur shumë mirë në këto ditët e para, me energji dhe emocion. Ne do të shkojmë në Varshavë për 3 pikët, por do të shohim si do të shkoj ndeshja. Nëse dalim me pikë nga aty, do të jetë mirë”, tha Gjasula.

Nga ana tjetër, Ylber Ramadani u shpreh: “Ne duhet të shkojmë në Varshavë për të marrë maksimumin. Silvinjo? Është shumë pozitiv, bën shumë atmosferë në stërvitje dhe kjo është pozitive.

Ne duhet ta përkrahim njëri-tjetrin, pavarësisht kush luan. Ekipi është shumë i mirë, por duhet të kemi më shumë vetbesim dhe të marrim përgjegjësi. Më bëhet qejfi që Partizani po sjell lojtarë në Kombëtare, kam luajtur aty, si për Jasir Asanin dhe Hadrojn. Duhet të tentojmë të gjithë që të godasim portën, edhe nga jashtë zone”, tha Ramadani. /Sport Ekspres

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *