Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian.