E fundit/ FSHF merr vendimin për shtyrjen e ndeshjeve, Kupa Pavarësia në një tjetër datë

FSHF ka marrë vendimin për të shtyrë takimet e programuara për Kupën “Pavarësia”. Ky turne është i përvitshëm dhe mbarëkombëtar, ndërsa zhvillohet gjithmonë në datën 28 nëntor që lidhet me festën e Shqipërisë.

Por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmeteve që kanë tronditur vendin tonë, duke shkaktuar edhe viktima në njerëz, do të zhvendoset në një datë të re. Në vitin e shkuar ishte Struga që e fitoi këtë trofe, ndërsa në një njoftim të dytë do të publikohet edhe data e re se kur do të zhvillohet edicioni i 11-të i këtij turneu. /Sport Ekspres.

Njoftimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë sportdashësit se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që ka krijuar tërmeti në vendin tonë, turneu i përvitshëm mbarëkombëtar, Kupa “Pavarësia”, do të zhvendoset në një datë të re.

Ky është edicioni i 11-të i këtij turneu, ku vlen të përmendim që trofeun, vitin e shkuar e fitoi skuadra e Strugës, në finalen e zhvilluar po në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës, ku ishte parashikuar të zhvillohej edhe në datën 28 nëntor 2019.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online