E FUNDIT/ Esat Mala shkon në ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit me Partizanin! Dhimbje koke për Josën, ja se kur do të kthehet në fushë

Esat Mala ka shkuar në ndërhyrje kirugjikale pas dëmtimit ndaj Partizanit. Kjo do t’i kushtojë shumë futbollistit dhe Mirel Josës, që humbet një prej lojtarëve më të mirë. Sipas komunikimit nga vetë faqja e klubit, Mala duhet të rikthehet nga 6-8 javë që ka fazën e rikuperimit të plotë.

“I dëmtuar rëndë në ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit, futbollisti Esat Mala i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët kanë konstatuar një thyerje të klavikulës dhe për këtë arsye, ka qenë e nevojshme ndërhyrja. Ajo është zhvilluar në një nga spitalet e kryeqytetit nga Prof. Dr. Kenan Bayrakci dhe ka konsistuar në riponim me protezë të pjesës së thyer.

Pjestarë të stafit mjekësor të Vllaznisë që kanë qenë pranë lojtarit ditën e sotme, bëjnë të ditur se gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur për të dhe tashmë do t’i duhen 15 ditë mobilizim, reabilitim fizioterapik. Ndërkohë pas 30 ditësh, futbollisti do të fillojë të bëjë një aktivitet të lehtë fizik, kryesisht me ushtrime dhe vrapime. Sipas mjekëve, rikuperimi i plotë do të zgjasë 6-8 javë. KF Vllaznia i uron futbollistit Esat Mala shërim të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë në gjirin e ekipit”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *